×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmitari që pa aksidentin ku ishte mjeku Salihi: Më i madhi që kam parë, vetura ke e shkatërrume krejt

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 21:26

    Ka vdekur mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, Mentor Salihi, i cili kishte qenë në autoambulancën që u aksidentua ditë më parë në Gjakovë.

    Lajmin e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Gjakovë, Arben Koshi.

    Para disa ditësh ka vdekur edhe shoferi i autoambulancës, Skofiar Gjini, i cili vdiq pikërisht në ditën kur i kishte bërë një vit që ishte punësuar në këtë qendër mjekësore.

    Në aksidentin e rëndë, që ndodhi më 30 qershor, u lënduan rëndë shoferi i autoambulancës, mjeku, tekniku dhe njëri nga dy të lënduarit që po barteshin nga një aksident tjetër.

    Një dëshmitar, që ka folur për Klan Kosova për aksidentin, ka thënë se ky ishte aksidenti më i madh që ka parë ndonjëherë.

    “Vec kur e ni kërsimën…kur dola, kerri ke i shkatërrum krejt, copat për toke, xhamat e ato”, ka deklaruar dëshmitari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!