×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështimi në PISA, Gjinovci përplaset ashpër me Jasharajn: As ju nuk dini drejtshkrim

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 21:46

    Kryetari i ORCA, Rron Gjinovci, i ka thënë Kryetarit të SBASHK, Rrahman Jasharajt se mësimdhënësit në nivel vendi duhet të testohen.


    Ai në Zona e Debatit i ka thënë Jasharajt se as ai personalisht nuk di drejtshkrim, njofton Klan Kosova.

    “As ju personalisht nuk dini drejtshkrim”, është shprehur Gjinovci në debatin lidhur me rezultatin e dobët të shënuar në testin PISA të nxënësve kosovar.

    Në anën tjetër, Jasharaj, ka theksuar se sindikata që drejton nuk lejon testimin e mësimdhënësve.

    “Mësimdhënësit tanë i kanë kryer testimet në fakultete”, është shprehur Jasharaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!