×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga plagosja në Podujevë, 50 vjeçari u qëllua në këmbë

    Reporteri
    23 Korrik 2021 | 19:00

    Ditën e sotme është plagosur një person në Penjuh të Podujevës.


    Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar detaje të reja nga kjo plagosje.

    Sipas burimeve të “Reporteri.net” i plagosuri është R.S rreth të pesëdhjetave.

    Ai dyshohet se është plagosur nga M. K (emër i njohur për redaksinë), i cili tashmë është në kërkim nga Policia.

    Gazeta mëson se viktima R.S është plagosur në këmbë dhe se gjendet në QKUK duke u trajtuar.

    Ngjarja ka ndodhur në një distancë prej 500 metrave nga stacioni policor në Luzhan.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Ai tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

    “Sot rreth orës 16:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Penuh të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet për një person të plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Borovci.

    Borovci ka thënë se hetuesit policorë janë duke kryer hetime për ta identifikuar të dyshuarin.

    “Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!