×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga Prokuroria: Shqiptari i arrestuar për krime lufte dyshohet se mori pjesë në masakrën e Izbicës

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 14:41

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person me inicialet M.A., për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Sipas Prokurorisë, ai është i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Serbisë. Ai dyshohet se mori pjesë në masakrën e Izbicës.


    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se është ndaluar një person me inicialet M.A., për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’, në shkelje të nenit 142 të Kodit Penal të ish RSFJ si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, po ashtu e dënueshme edhe me nenin 146 të KPRK-së. Prokuroria Speciale njofton se M.A. i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, dyshohet se ka marr pjesë në masakrën e Izbicës, gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftim.

    I njëjti brenda afateve ligjore do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës paraprake.

    Masakra e Izbicës është ndër më të mëdhatë në Kosovë. Izbica shihej si vend i sigurt për banorët e shumë fshatrave të Skenderajt, që ishin të ekspozuar ndaj sulmeve të serbëve. I fshat me male përreth. Mijëra shqiptarë kishin shkuar aty, më 27 mars 1999. Atë ditë i ishte nënshtruar granatimit, e të nesërmen gati të gjithë meshkujt e rritur kishin ikur në male, duke i lënë kryesisht gratë, fëmijët, dhe burrat e vjetër në një lëndinë të fshatit. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!