×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje për dhunimin brenda motelit në Gjilan: 33-vjeçarja u dhunua nga një 29-vjeçar

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 16:22

    Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gjilan për  shkak të dyshimit se ka dhunuar një femër, shkruan Reporteri.net.


    Sipas policisë, dhunimi dyshohet se është kryer në një motel. Po ashtu njoftohet se viktima ka kryer edhe ekzaminimet mjekësore.

    Gazeta Express mëson se personi i dyshuar për aktin e kryer është P.M, 29-vjeçar, ndërsa viktima është D.K, 33-vjeçare.

    Besohet se viktima dhe i dyshuari kishin kohë që janë njohur. Sipas dyshimeve të para, viktima u keqtrajtua seksualisht në motel, pasi fillimisht u lidh nga i dyshuari, i cili dyshohet se më pas kreu marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

    Rastin e dhunimit e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, aty thuhet se viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “DHUNIM /Gjilan 18.01.2021 – 08:00. Është  arrestuar  i  dyshuari  mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi policia në raportin 24-orësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!