×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të reja nga ngjarja makabre në Rahovec, vrau vëllanë e më pas dyshohet se ia mori 35 mijë franga e 8 mijë euro

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 10:05

    Policia e Kosovës ka dhënë lidhur me një vrasje të tëndë që kishte ndodhur më 11 shkurt në Rahovec.


    Një person dyshohet se u vra e më pas u dogj nga vëllai i tij, në rrethana ende të paqarta, shkruan Reporteri.net.

    I  dyshuari sipas policisë është arrestuar dje, më 9 prill, teksa rasti dyshohet të ketë ndodhur më 11 shkurt.

    Raporti i policisë thekson se dyshuari ka marrë nga vëllai i tij një sasi të konsiderueshme të parave, që mund të ketë qenë edhe motiv i vrasjes.

    Në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar dy pistoleta dhe para të gatshme 8.000 (tetëmijë) euro dhe 35.000 (tridhjetë e pesëmijë) franga Zvicerane.

    I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i plotë nga Policia:

    Lidhur me rastin me datën 09.04.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se me datën 11.02.2020 për motive të panjohura kishte vrarë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, të ia ketë marr një sasi të konsiderueshme të parave dhe më pas dyshohet se ka djegë trupin e tij. Viktima nga familjarët e tij me datën 27.02.2020 është raportuar si person i zhdukur. Nga i dyshuari si prova materiale janë sekuestruar dy pistoleta të ndryshme me shtatë fishek, para të gatshme 8.000 (tetëmijë) euro dhe 35.000 (tridhjetë e pesëmijë) franga Zvicerane. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!