×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të reja rreth tragjedisë së familjes nga Gjilani në Shqipëri: Djali e nëna vdiqën dje, gruaja e tij sot

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 22:47

    Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani humbën jetën në Shqipëri, të njëjtit dyshohet se u helmuan nga ushqimi.


    Klan Kosova nga burime të veta merr vesh se nëna dhe djali humbën jetën dje teksa bashkëshortja e këtij të fundit ka vdekur sot.

    E gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur në Gjirin e Lalzit në qytetin e Durrësit.

    Klan Kosova ka provuar të kontaktojë me organet përkatëse në Shqipëri, por deri tani nuk ka marrë informacione.

    Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri në telegram ngushëllimi për familjen Haliti ka kërkuar nga organet përkatëse të Policisë së Republikës së Shqipërisë të ndriqohet rasti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!