×
  • Lajme
  • Lajme

    Detajet e policisë për shtetasin e huaj që u gjet i djegur në Prishtinë

    Reporteri
    27 Shkurt 2021 | 11:01

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për shtetasin e huaj që u gjet dje i vdekur në një shtëpi në rrugën “Misine Kokollari”, në Prishtinë.


    Sipas policisë, fillimisht u raportuar se shtëpia ishte kapluar nga zjarri, e ku pas intervenimit të policisë, brenda shtëpisë është gjetur edhe një person i vdekur.

    Trupi i të ndjerit është shkuar për obduksion.

    Rasti nga policia është cilësuar si vrasje e rëndë.

    “Rr. Misine Kokollari, Prishtinë 26.02.2021 – NN. Raportohet se pas pranimit të një informatë se është kapluar nga zjarri një shtëpi, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku gjatë shuarjes së zjarrit ekipi i zjarrfikësve, ka hasur në një person pa shenja jete. Ekipi i ndihmës se shpejte ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!