×
  • Lajme
  • Lajme

    DFC lëshon deklaratë për vizitën në Kosovë: Avancuam marrëveshjet e Washingtonit

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 15:12

    10 anëtarë të delegacionit amerikan, pjesë e të cilit edhe zyrtarë të lartë të Korporatës Ndërkombëtare të Financave të SHBA-së ditë më parë vizituan Kosovën  për të jetësuar marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbi të nënshkruar  më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.


    Zyra e Korporatës Amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC) ka lëshuar një deklaratë në lidhje me vizitën në Kosovë, pjesë e së cilës ishte drejtori ekzekutiv, Adam Boehler, shkruan Reporteri.

    Delegacioni amerikan, ndër të tjera ishte i përbërë edhe nga i dërguari special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

    “Delegacioni i Qeverisë së SHBA-së, i udhëhequr nga Shefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, vizitoi Greqinë, Kosovën, Serbinë, Izraelin dhe Marokun javën e kaluar për të avancuar marrëveshjet e fundit ekonomike dhe investimet në sektorin privat, për të mbështetur zhvillimin global dhe politikën e jashtme të SHBA-së”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga DFC.

    Aty flitet në veçanti edhe për vizitën në Kosovë, e ku thuhet se është vendosur normalizimi ekonomik mes dy vendeve, duke e quajtur këtë moment historik që do të nxisë zhvillimin ekonomik në rajon.

    “Delegacioni vizitoi Kosovën dhe Serbinë për të mbështetur marrëveshjet e  4 shtatorit në Washington, e që vendosën normalizimin ekonomik midis dy vendeve, një moment historik dhe i  madh që do të nxisë zhvillimin ekonomik në rajon. Në Kosovë, DFC nënshkroi një deklaratë të përbashkët me qeverinë dhe do të punojë për të rritur investimet e sektorit privat në Kosovë për të forcuar infrastrukturën ajrore, hekurudhore dhe rrugore; energji; teknologji dhe turizëm, ndër industritë e tjera”, thuhet në njoftim.

    Përveç Kosovës, delegacioni amerikan qëndroi për vizitë edhe në Serbi, Greqi dhe Izrael.

    Kujtojmë se Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik më 4 shtator në Uashington. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!