×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhunohet seksualisht një femër në një motel në Gjilan

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 10:58

    Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gjilan për  shkak të dyshimit se ka dhunuar një femër, shkruan Reporteri.net.


    Sipas policisë, dhunimi dyshohet se është kryer në një motel. Po ashtu njoftohet se viktima ka kryer edhe ekzaminimet mjekësore.

    “Gjilan 18.01.2021 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thekson raporti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!