×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhunohet seksualisht një vajzë në Gjilan

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 11:24

    Një grua nga Gjilani ka njoftuar policinë se vajza e saj është sulmuar seksualisht nga një burrë i panjohur.


    Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Gjilan, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

    “Ankuesja femër kosovare ka informuar se e bija e saj femër kosovare, është sulmuar seksualisht nga një mashkull i pa njohur. Viktimës i është bërë kontroll mjekësor”, theksohet në raportin e policisë.

    Policia njofton se ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuari mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!