×
  • Lajme
  • Lajme

    Diell e vranësira, sot pak më ngrohtë

    Reporteri
    29 Mars 2023 | 7:15

    Mot më stabil parashihet për ditën e mërkurë, me vranësira e intervale me diell. Në mëngjes ngrica, me temperatura minimale prej -4C e -1C.

    Temperaturat maksimale 10C deri 12C. Do të fryjë erë mesatare nga veriperëndimi 6-12m/s.

    Mbetet mot stabil edhe të enjten e të premten, me temperatura në rritje përreth vlerave normale prej 15C e 17C.

    Të shtunën, do të ketë intervale me diell, derisa pasdite priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!