×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjen dy vetura në veri, reagojnë nga Presidenca: Strukturat ilegale po vazhdojnë frikësimin e serbëve

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 12:40

    Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka bërë të ditur se mbrëmë në Zubin Potok janë djegur dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Në një postim në Twitter, Vela shkruan se strukturat ilegale të Serbisë po vazhdojnë të frikësojnë serbët në Kosovë.

    Sipas Velës këto vetura janë djegur vetëm për shkak se ishin të pajisuara me targa RKS, por që siç thotë ai, në Marrëvehjen e Brukselit, targat RKS janë të vetmet targa të veturave legale në Kosovë.

    “Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok. Mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur me sa duket vetëm për shkak se kishin targa RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, targat RKS janë të vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Vela në Twitter.

    Që nga shtatori i vitit të kaluar, në veri të Kosovës janë regjistruar raste të shumta të djegies së veturave të qytetarëve serbë që kanë konvertuar targat e veturave të tyre, nga ato që lëshohen nga Serbia në RKS./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!