Digjen kabllot e rrymës në Pejë

Një trafo e rrymës ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në Pejë.

Lexues të Gazetës Online Reporteri.net kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet shpërthimi i trafos së rrymës.

Ky rast raportohet të ketë ndodhur afër shkollës së Arteve.

Reporteri.net ka tentuar që të marrë një përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, por që të njëtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e artikullit.