×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet fabrika e peletit në Podujevë

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 12:09
    Ilustrim

    Një fabrikë e peletit në fshatin Murgull të Podujevës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.


    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit.

    “Rreth orës 04:40, është pranuar informata për një zjarr në një fabrikë peleti në fshatin Murgull në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes , po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin”, thuhet në përgjigjen e Borovcit.

    Tutje ai shtoi se dëmet materiale janë të konsiderueshme, por nuk raportohet për të lënduar, përderisa ka nisur hetimi i rrethanave të ngjarjes me fokus shkakun e zjarrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!