×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet një banesë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 19:33

    Një ndërtesë në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës, më saktësisht në rrugën “17 Shkurti” është përfshirë nga zjarri.


    Një gjë të këtillë e ka bërë të ditur Agron Borovci, zëdhënës i policisë së rajonit të Prishtinës, teksa ka njoftuar se nuk ka të lënduar nga zjarri i shkaktuar, shkruan Reporteri.net.

    “Rreth orës 18:30 është raportuar për një zjarr në një objekt në rrugën “17 Shkurti” në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar, dhe aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Borovci.

    Ende nuk është bërë i ditur shkaktari i zjarrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!