×
  • Lajme
  • Lajme

    Disa komuna të AAK-së sfiduan kryeministrin Hoti, nuk mbajtën sot mësim

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 20:34

    Vendimi i Qeverisë së Kosovës që sot, ditë e hënë 30 nëntor 2020, të jetë ditë punë si dhe thirrja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) që sot në shkolla të mos mbahet mësimi dhe të jetë ditë pushimi në bazë të kalendarit të vitit shkollor 2020/21, ka shkaktuar shumë paqartësi.


    Kësisoj disa prej komunave nuk e kanë respektuar vendimin e kryeministrit Avdullah Hoti dhe gjatë ditës së sotme shkollat i kanë mbajtur të mbyllura.

    Në shumë komuna, përkundër thirrjes së Drejtorive të Arsimit, disa shkolla kanë marrë vendim kokë më vete kështu duke mos iu përgjigjur thirrjes së kryeministrit që mësimi të mbahej, ndërsa në disa shkolla ky vendim është respektuar.

    Por një vendim i tillë nuk u respektua fare në komunën e Rahovecit, kjo me vendim të Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë.

    Në një përgjigje për lajmi.net, drejtori i Arsimit në këtë komunë, Avni Morina, ka thënë se nuk është mbajtur mësim në asnjë shollë. Kjo për shkak se, siç tha ai, është respektuar kalendari vjetor i përpiluar nga MASH-i.

    Po ashtu ia i ka thënë lajmi.net, se njoftimi i kryeministri ishte tepër i vonuar dhe nuk kanë pasur mundësi që t’i njoftojnë nxënësit për vendimin e ri.

    “Në komunën e Rahovecit sot, më 30.11.2020, nuk është duke u mbajtur mësim në asnjë shkollë. Kjo për arsye se ne respektuam kalendarin vjetor të përpiluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas të cilit dita e sotme është ditë pushimi. Njoftimi i kryeministrit ishte tepër i vonuar dhe ne nuk kishim mundësi t`i ri njoftonim shkollat dhe nxënësit për ditën e sotme si ditë pune, sepse paraprakisht i patëm njoftuar të premten gjatë ditës se dita e hënë është pushim, duke iu referuar kalendarit vjetor të përpiluar dhe të pa ndryshuar nga MASH”, ka thënë Morina.

    Edhe në komunën e Obiliqit nuk u respektua fare vendimi i Hotit.

    Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Rexhep Zeka, ka thënë për lajmi.net se ata e kanë respektuar vetëm kalendarin e viti shkollor 2020/21 dhe kjo ditë në kalendar është pushim, kësisoj ai thotë se mësimi nuk është mbajtur në asnjë shkollë.

    Ai thotë se vendimi i Hotit ka qenë i vonuar dhe se ata i kanë lajmëruar nxënësit më herët që e hëna do të jetë pushim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!