×
  • Lajme
  • Lajme

    Ditë e acartë, temperaturat ulen në -9 gradë

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 7:19

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe i ftohtë.

    Në njoftim bëhet e ditur se temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë Celsius, derisa maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet -3 gradë deri -2 gradë Celsius.

    “Të enjten parashihet mot më i ftohët dhe me kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat do të jenë për 2-4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta”, ka bërë të ditur IHK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!