×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i axhës së Haxhi Avdylit, rehatohet në Ministrinë e Shëndetësisë

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 12:37

    Ndonëse emri i tij u përfol si një nga ministrat e mundshëm të Qeverisë Kurti 2, Haxhi Avdyli nuk arriti që të marrë postin e të parit në Ministrinë e Shëndetësisë.


    Përkundër kësaj, deputeti i Listës ‘GUXO’, ka rehatuar në këtë dikaster kushëririn e tij të afërt, Emrush Avdyli, shkruan Reporteri.net.

    Gazeta ka mësuar se Avdyli ka marrë pozitë në zyrën e zëvendësministrit të Shëndetësisë, Arsim Berisha.

    E këtë gjë e ka konfirmuar vetë ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku në fotografinë e publikuar shihet bashkë më zëvendësministrin Berisha.

    “Punë të mbarë”, ka shkruar Avdyli në përshkrimin e fotografisë e cila shihet se është realizuar në një nga zyrat e MSH-së.

    Kujtojmë se nga opozita e atëhershme që tash qeveris me vendin, është kritikuar mjaft shumë numri i madh i të punësuarve në Qeveri, sidomos privilegjet e zëvendësministrave, të cilëve u garantohej një staf i gjerë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!