×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i deputetit të vrarë të LDK-së thotë se babain ia vranë kundërshtarët politikë, tregon rrëfimin e një dëshmitari

    Reporteri
    11 Dhjetor 2019 | 22:09

    I biri i deputetit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj, Shpëtim Hajdaraj ka thënë se atentati ndaj babait të tij ka qenë politik dhe i organizuar mirë.


    Hajdaraj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se vrasja e babait të tij ishte e paralajmëruar, pasi sipas tij edhe gjatë luftës kishte tentime për të vrarë Smajl Hajdarajn, përcjell Telegrafi.

    Ai thotë se një dëshmitar, që ishte kontaktuar për ta vrarë babin e tij, është vrarë katër muaj para se të vritej babai i tij (ish- deputeti Smajl Hajdaraj).

    Shpëtim Hajdaraj thotë se personi i ngarkuar për ta kryer vrasjen e babait të tij ka ardhur në shtëpi dhe i ka treguar se ia kanë blerë revolen dhe janë bërë të gjitha përgatitjet për ta vrarë Smajl Hajdarajn.

    Ai thotë se urdhrin për vrasje e kishin dhënë njerëz nga shtabi paralel i formuar në Rugovë nga njerëzit e LPK-së.

    “Dëshmitari ka thënë se urdhrin e kishte marrë nga kundërshtarët politikë apo nga shtabi paralel që ishte formuar në Rugovë, kryesisht i përbërë nga njerëzi të LPK-së e që kishin mbështetje nga Shtabi i Përgjithshëm apo siç njihet në popull nga ‘Shtabi i Rognerit’”, thotë Hajdaraj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!