×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Fatmir Limajt: Kur vlerat e UÇK-së i mbron Uran Ismaili, më kujtohet lufta e tij heroike në ‘Counter Strike’

    Reporteri
    13 Janar 2021 | 22:59

    Durim Limaj , djali i kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt ka ironizuar me sekretarin e PDK-së, Uran Ismaili.


    Limaj ka shkruar se në Kosovë vlerat e luftës po i mbron Urani.

    “Më kujtohet si sot, lufta heroike e tij në Counter Strike!”, është shprehur ai përmes një shkrimi në Facebook.

    Reagimi i djalit të Fatmir Limajt, Durimit vije pas deklaratës së Uran Ismalit, i cili u shpreh se PDK ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhje për ta ruajtur identitetin, rrjedhimisht duke bëre me dije se një koalicion me Nismën nuk do të jetë i mundur.

    “Fatmir Limaj ka qenë një kohë figurë e PDK-së, por rruga politike është ndarë herët nga ai me vullnet të plotë. PAN-i ka qenë një bashkim i forcave politike, që ne sot e konsiderojmë që nuk i ka kontribuar identitetit të PDK-së”, tha sekretari i PDK-së.

    “Ne e kemi treguar përgjigjen e PDK-së që do të garojmë të vetëm në këto zgjedhje, në këtë garë politike dhe çfarëdolloj mundësie tjetër nuk është lënë e hapur, as nga ne dhe as nga Limaj. Nuk besoj që ka një mundësi të tillë”, ka thënë Ismaili në Rubikon

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!