×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Fehmi Aganit, rrëfen momentet e fundit me babanë që ia vrau Serbia

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 19:21

    Mentori, djali i Fehmi Aganit, thotë se e di kush janë vrasësit e babait të tij, të cilët dy dekada më parë e morën për ekzekutim.


    Edhe më tutje, të freskëta i ka kujtimet se si ia morën babanë në praninë e tij.

    Në kohën kur po tentonin të largoheshin për në Maqedoni në 6 majin e 99-s, një ushtar i ish-Jugosllavisë e ndaloi profesorin, Fehmi Agani.

    Dy ditë me radhë, Mentori së bashku me nënën, nuk kanë ditur asgjë për fatin e Aganit, derisa më në fund, në radio e kuptuan se ai ishte vrarë, kinse nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    Por, realiteti, sipas Aganit, ishte krejtësisht ndryshe.

    Kjo, pasi që një dëshmitar e ka parë nga larg momentin dhe mënyrën se si është ekzekutuar babai i tij, në hyrje të Lipjanit, raporton ktv.

    Fehmi Agani, i cili llogaritet si truri i lëvizjes paqësore në Kosovë, sipas djalit të tij, u ekzekutua nga strukturat më të larta serbe të asaj kohe, pa i përmbushur dy projektet e paralajmëruara në Kosovën e lirë.

    Dy libra që do të trajtonin dy çështje thelbësore për fillimin e demokratizimit të jetës në Kosovë, i mbetën në gjysmë.

    Djali i tij thotë se me vrasjen politike të babait, Serbia mori një përgjigje.

    Fehmi Agani, ishte profesor universitar dhe figurë kyçe e LDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!