×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali në foto sot është kryetar i një partie në Kosovë

    Reporteri
    25 Janar 2023 | 21:53

    Djali që shihni në fotografi sot është kryetar i një partie opozitare në Kosovë.

    Bëhet fjalë për Memli Krasniqin, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Krasniqi kishte pranuar pozitën e kryetarit në këtë parti më 3 korrik të vitit 2021, duke pasuar ish-kryetarin Kadri Veseli.

    Memli Krasniqi u lind në Mitrovicë më 25 janar 1980.

    Ai ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka mbaruar magjistraturën në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike (LSE). /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!