×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali nga Obiliqi e pranon se ka dhunuar një vajzë, arsyetohet se ishin në lidhje

    Reporteri
    15 Nëntor 2019 | 13:05

    Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se është arrestuar një person në Obiliq pasi i njëjti dyshohet se e ka dhunuar seksualisht një vajzë, të dy të komunitetit ashkali.


    I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka pasur lidhje dashurie me viktimën.

    Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    “Me datën 14.11.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali i cili dyshohet se kishte dhunuar seksualisht viktimën femër K/Ashkalike. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se kishte pasur lidhje dashurie me viktimën. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!