×
  • Lajme
  • Lajme

    Dje u arrestua për rrahjen e gruas, para dy ditësh në gjyq me motrën për hise – trashëgimtari i Shell Kosova për 2 ditë përfshihet në dy skandale brenda familjes

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 14:14
    Në foto: Lulzim Kryeziu, pronar i Shell Kosova (AL-Petrol SHPK)

    Trashëgimtari “Shell Kosova” dhe “AL Petrol”, Lulzim Kryeziu, ka përfunduar mbrëmë në stacion policor si i dyshuar për dhunë në familje. Ai u denoncua nga gruaja e tij për ushtrim të dhunës ndaj saj. Por rrahja e gruas nuk është telashja e vetme që Kryeziu ka brenda familjes. Ai dhe vëllezërit e tij, tashmë janë në një betejë ligjore me motrën e tyre, për trashëgiminë e babait të tyre të ndjerë Latif Kryeziut. Ajo pretendon se vëllezërit po i mohojnë trashëgiminë e babait me arsyetimin se “nuk të takon hise se je femen”. Aty përfshihet edhe ankesa e saj së është sulmuar nga njëri prej vëllezërve Kryeziu.

    Ka rreth shtatë muaj që vajza e biznesmenit të ndjerë Latif Kryeziut ka denoncuar vëllezërit e saj në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Ajo është ankuar se vëllezërit e kanë përzënë nga hisja në kompanitë multimilionëshe të themeluara e udhëhequra nga babai i ndjerë.

    Dy prej tyre janë të famshme: Al Petrol/Shell Kosova dhe Royal Mall, shkruan gazeta online Reporteri.net. Ajo ka kërkuar ndihmë nga gjykata. Ka kërkuar që të ndalohen vëllezërit e saj njëri prej vëllezërve, sipas denoncimit të saj në gjyq. Po ashtu, motra është ankuar se njëri prej vëllezërve të saj edhe e ka sulmuar, në momentin kur ka kërkuar hise në bizneset e babait. Një seancë gjyqësore është mbajtur gjatë kësaj jave.

    Shpërthen skandali në Shell Kosova: “Më sulmoi vëllai”, “Nuk të takon hise se je femën” – Arbër e Lulzim Kryeziu denoncohen nga motra për aksionet e Al Petrol

    V.K., sipas parashtresës për propozimin e masës së sigurimit, kundër të paditurve/kundërpropozuesve H.K, Lulzim Kryeziu, H.K, M.K, të gjithë trashëgimtarët e të ndjerit Latif Kryeziu, thuhet se propozuesja është penguar vazhdimisht në realizimin e të drejtave të veta nga kundërshtarët e propozimit, deri në atë masë që e njëjta nuk ka asnjë informatë lidhur me pasurinë trashëgimore.

    Aty thuhet se sjelljet e tilla të kundërshtarëve të propozimit, qartazi indikojnë se të njëjtit mund të tjetërsojnë, dhurojnë apo shesin pjesën trashëgimore, duke i anashkaluar vullnetin dhe të drejtat e propozueses.

    Tutje, thuhet se kundërshtarët e propozimit e gëzojnë dhe disponojnë pasurinë trashëgimore rregullisht në baza ditore, duke ndërmarrë veprime me këtë pasuri pa dijeninë e propozueses, veprime këto të cilat mund ta vështirësojnë apo pamundësojnë realizimin e kërkesëpadisë.

    Andaj, mbi këtë bazë propozuesja po kërkon nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të aprovohet propozimi për caktimin e masës së sigurisë, ashtu që t’iu ndalohet kundërshtarëve të sigurimit, jetësimi, fshehja, ngarkimi apo disponimi i aksioneve të trashëguara të ndërmarrjeve “Arhing” Sh.P.K, “Al-Petrol” Sh.P.K dhe “Royal Trade” Sh.P.K..
    Po ashtu, propozuesja kërkon që të aprovohet propozimi për masën e sigurimit, ashtu që t’iu ndalohet kundërshtarëve të sigurimit tjetërsimi, fshehja, ngarkimi apo disponimi i ngastrave kadastrale të trashëguara nga babai i tyre i ndjerë.

    Avokati i V.K. Arianit Koci në seancën e mbajtur për këtë rast, deklaroi para gjykatës se propozuesja i ka pohuar se i është thënë “ty nuk të takon hise as çka po don se je femën”.

    Gjithashtu, ai tha se propozuesja ka pohuar edhe se pasi që vëllezërit e saj janë persona me ndikim, e kanë penguar të marrë informata lidhur me kompaninë “Al-Petrol”.

    Arrestohet pronari i “Shell Kosova” Lulzim Kryeziu, dyshohet për dhunë ndaj gruas

    Nga ana tjetër, gjatë ditës së sotme u raportua se trashëgimtari, Lulzim Kryeziu, është arrestuar dje si i dyshuar për dhunë në familje, raporton gazeta online Reporteri.net. Kryeziu ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje dhe i njëjti ishte arrestuar mbrëmë.

    Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e përbashkët të çiftit në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë.

    Biznesmeni Lulzim Kryeziu, më parë ishte denoncuar edhe për sulm fizik edhe ndaj një gazetari. Ngjarja kishte ndodhur në pikën e tij të derivateve në Veternik të Prishtinës. /Reporteri.net/.

    Aktakuzë ndaj pronarit të “Shell Kosova”, sulmoi fizikisht gazetarin

    Kamerat e sigurisë zbuluan sulmin e pronarit të ‘Shell Kosova’ Lulzim Kryeziu ndaj gazetarit – ai u prezantua me emër të rrejshëm

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!