×
  • Lajme
  • Lajme

    Djegie, kruarje e temperaturë: Flasin mjekët për gjendjen e personave të helmuar nga zarfet që erdhën nga Serbia

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 12:54

    Me kruraje, djegie e temperaturë janë paraqitur pranë qendrës kryesorë të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, 26 zyrtarët kosovarë të cilët dyshohet se janë helmuar nga zarfet me vota të cilat kanë ardhur nga Serbia. Të gjithë këta persona janë trajtuar në Qendrën Kryesore  të Mjekësisë Familjare ‘Fehmi Agani’, në Prishtinë. 

    Doktorët e kësaj qendre i thanë Expressit se pacientët pra 26 zyrtarët kanë pasur simptoma të temperaturës, kruarjes  e djegies në fytyrë e duar.

    Të gjithë ata janë referuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë.

    “Të gjithë këta pacientë ishin tek ne. I trajtuam, mirëpo i referuam për në QKUK. kishin temperaturë, djegie e kruarje në fytyrë e duar. Ishin të shqetësuar”, kanë thënë zyrtarë të Qendrës.

    Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00.

    Sidoqoftë, Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me procesin e hetimit. Për Reporterin, ata konfirmuar informacionin për dyshim të helmimit, por sugjeruan që për detaje të kontaktohet spitali.

    Ndërkohë Reporteri.net ka sjellur pamje nga vendi i ngjarjes:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!