×
  • Lajme
  • Lajme / PDK e AAK

    “Do të kujtoheni për tradhëti”, “Po bëni filma në Ujman”, kritikat e fundit që opozita ia bëri Kurtit

    Reporteri
    04 Gusht 2024 | 20:43

    Partitë opozitare edhe sot kanë adresuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti. Deputetë të PDK-së e AAK-së përmes postimeve në Facebook kanë thënë se pushteti aktual po bën filma në liqenin e Ujmanit dhe se kreu i ekzekutivit do të kujtohet për tradhëti, shkruan Reporteri.net.

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar për Gjykatën Speciale, ku i është kundërpërgjigjur zyrtares së VV-së, Dejona Mihali, ku kjo e fundit përmes  një postimi në Facebook kishte kujtuar se si me votat e deputetëve të PDK-së e LDK-së ishte themeluar kjo gjykatë.

    Por, Musliu i ka reaguar Mihalit duke thënë se pas Serbisë, Vetëvendosje është përfituesja më e madhe e kësaj gjykate, ndërsa ka shtuar se Thaçi, Veseli e të tjerët do të kthehen me lavdi nga Haga, kurse sipas saj Kurti e Mihali do të kujtohen për tradhëti.

    “Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin te vetédijëshen se po banin sakrificen e radhes per Kosovën, Gjykata Speciale po themelohej per ata që bënë luftën tonë çlirimtare, kurse Albini e dinte se përderisa ata janë të lirë nuk do t’ia dilte kurrë të realizonte agjenden e tij antishtetërore. Tani në prag të zgjedhjeve, i gjendur para dështimit të tij të madh, e paska mxjerrë në fushbetejë “kryegestapon-ë” e tij Dejona Mihajlovsken për të filozofuar për patriotizëm. Çfarë hipokrizie! Çfarë mjerimi! Heshtni me mirë. Mos folni fare sepse ju njohjm mirë kushi jeni dhe për kënd punoni. E dijmë shumë mirë se po të kishit mundësi, asnjë pjesëtarë të UÇK-së nuk do ta lënit në liri. E dimë ne e do ta dinë brezat që vijnë se kush punoi për e kush kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. E dimë ne e do ta dinë edhe brezat që vijnë se kush është Hashim Thaçi e Kadri Veseli e kush ishte Albini e Dejona. ATA do të kthehen me lavdi e ju do të kujtoheni për tradhëti. Zgjedhjet erdhen, ju shkuat”, ka shkruar Musliu.

    Kurse, kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka parashtruar disa pyetje kryeministrit Kurti, ndër të cilat është se: “kur do ta hap Urën e Ibrit apo është i zënë duke bërë filma në Ujman?

    “Kjo qeveri as sot e kësaj dite nuk ka përgjigje për 10 pyetje që u interesojnë qytetarëve:
    1. Pse nuk përfundoi rruga Prishtinë – Podujevë, meqë ishte premtuar se do të kryhej në fillim të vitit 2023?
    2. Kur pritet të përfundojë rruga Prishtinë – Gjakovë?
    3. Kur dhe a do të përfundojnë ndonjëherë punimet në aksin Prishtinë – Mitrovicë?
    4. Kur përfundon autostrada për Gjilan?
    5. Pse nuk po i marrin pagat minatorët dhe pse po luhet me dinjitetin dhe mirëqenien e tyre?
    6. Çfarë ndodhi me rregullimin e Sigurimit Shëndetësor?
    7. Pse nuk ka rritje pagash?
    8. Pensionet deri kur do t’i mbani në nivel të asistencës sociale?
    9. Çfarë keni për të thënë për skandalin me lobim dhe kur do të kemi ndonjë njohje të re?
    10. Pse dështuan në shfrytëzimin e momentit për anëtarësim në Këshillin e Evropës?
    Po urën e Ibrit kur do ta hapeni, apo jeni të zënë duke bërë filma në Ujman dhe me lojëra pa krip me manipulimin me diasporë?!”, ka shkruar Tahiri.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!