×
  • Lajme
  • Lajme

    Doarsa Kica-Xhelili e LDK-së për ministren Haxhiu: Ajo është zyrtarisht shkelësja e Kushtetutës

    Reporteri
    25 Mars 2023 | 14:42

    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar në lidhje me atë se çfarë tha sot në konferencë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në lidhje me Gjykatën Kushtetuese.

    Kica Xhelili ka thënë se kjo Gjykatë e ka rrëzuar Qeverinë Hoti, dhe se atëkohë i ka konvenuar ministres Haxhiut, por kur e njëjta Gjykatë ka filluar t’i evidentoj shkeljet e ministres Haxhiu, ajo paska vu në pikëpyetje kredibilitetin e Kushtetueses.

    Ajo e ka quajtur Haxhiun shkelëse të Kushtetutës.

    Postimi i plotë:

    Kjo Gjykatë Kushtetuese (GJK) ka rrëzuar Qeverinë Hoti – vendim që i shkoi për shtat asokohe ministres Haxhiu.

    Kjo GJK ka gjetur me të drejtë 22 shkelje në marrëveshjen për Asociacionin – që i shkoi për shtat gjithë VV-së si pretekst se në pushtet kishim shkelës të Kushtetutës.***

    Por – kur e njëjta Gjykatë ka filluar t’i evidentoj shkeljet e Ministres Haxhiu, ajo paska filluar të befasohet.

    Paska filluar ta vë në pyetje kredibilitetin e GJK.

    Natyrisht. Sepse sot, ajo është zyrtarisht shkelësja e Kushtetutës që dikur e përçmonte si tradhëti kombëtare – dhe i dhemb rruga që ka shtruar vet me kolegë.

    I paska rënë ndërmend se në pushtet paska ndonjëherë edhe njerëz që gabojnë, jo monstrumë. Megjithëse duke i njohur – këta nuk gabojnë pa qëllim.

    Për Ministren nuk qenka më GJK e mirë. Ndryshon puna tash.

    Fati që kushtetutshmëria e këtij vendi nuk varet nga Albulenat. E natyrisht as nga Doarsat. Qoftë gjithmonë kështu!

    *** (Edhepse për herë të parë Serbia pat nënshkruar dokument duke njohur Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!