×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Dodik nuk e përballon dot që flamuri i Kosovës të valëvitet para syve të tij, largohet nga ceremonia

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 12:41

    Anëtari i presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe njëkohësisht president i ‘Republika Srpska’ në Bosnjë Milorad Dodik, ka lëshuar ceremoninë e lojërave olimpike që po mbahen në Minsk, kur kanë parakaluar sportistët e Republikës së Kosovës.


    Ai mbrëmë nuk ka arritur të durojë kur para tij po parakalonin ekipi olimpik i Kosovës me flamujt e Republikës së Kosovë, në hapjen e garave olimpike evropiane në Minsk të Bjellorusisë ka lëshuar ceremoninë.

    Para kësaj, Dodik ka përshëndetur të gjitha vendet e tjera në parakalimin e tyre e sidomos ata të Bosnjes dhe të Serbisë, shkruan pink.tv.

    Dodik vazhdimisht potencon se nuk e njeh shtetin e Kosovës.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!