×
  • Lajme
  • Lajme

    Dogana e Kosovës kap 750 litra vaj të kontrabanduar nga Serbia

    Reporteri
    06 Gusht 2022 | 14:31

    Në Mitrovicë, njësitet e anti kontrabandës të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues, i cili pas ndalimit u kontrollua dhe u gjetën mallra të kontrabanduara.

    Këtë e bëri të ditur Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media, ndërsa theksohet se automjeti ishte duke transportuar vaj ushqimor me origjinë nga Serbia në sasi prej 750 litrave.

    Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar derisa ka filluar procedura e kundërvajtjes doganore.

    “Në Mitrovicë njësitet e anti kontrabandës të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues i cili pas ndalimit u kontrollua dhe ju gjetën mallra të kontrabanduara. Automjeti ishte duke transportuar vaj ushqimor me origjinë nga Serbia në sasi prej 750 litrave. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar derisa ka filluar procedura e kundërvajtjes doganore”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!