×
  • Lajme
  • Lajme

    Doktori flet për gjendjen e të rinjve që u therën me thikë në Viti

    Reporteri
    26 Nëntor 2022 | 7:12

    Një rrahje në mes disa personave ka ndodhur në komunën e Vitisë, ku kanë mbetur të lënduar katër persona, të cilët fillimisht janë dërguar në spitalin e Gjilanit, e më pas tre prej tyre janë transferuar në QKUK për ta vazhduar trajtimin.

    Bëhet e ditur se gjatë kësaj përledhja janë përdorur mjete të forta dhe thika.

    Ndërkaq, Specializanti i Emergjencës, Kadri Qetaj ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të të lënduarve nga kjo përleshje.

    Ai u shpreh se tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, përcjell Klankosova.tv.

    “Tre pacientët të cilët i kemi pranuar sonte, momentalisht janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Dy prej tyre kanë qenë me plagë në pjesën e barkun dhe të krahërorit, ndërkaq pacienti i tretë ka ardhur më vonë dhe ka qenë në gjendje pak më të keqe se dy të parët, edhe ky ka pasur plagë në regjionin e krahësorit dhe një plagë në dorën e djathtë, por momentalisht që të tre janë në gjendje stabile”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!