×
  • Lajme
  • Lajme

    Dokumenti i Senatit Amerikan: Finalja Kosovë-Serbi të përmbyllet me njohje reciproke, SHBA mbështetje për ushtrinë e Kosovës

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 15:45

    Publikimi i aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi e ka dështuar takimin e planifikuar të mbahet në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, ku pritej të riniste dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i bllokuar tash e disa muaj.


    Përfshirja e Amerikës në dialog ishte parë si mundësi e mirë për përmbylljen e marrëveshjes finale, gjersa është potencuar se rezultati përfundimtar do të jetë njohja e ndërsjellë.

    Kjo potencohet edhe në një dokument të Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura për vitin fiskal 2021.

    Aty potencohet se Amerika mbështet  përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje finale e historike që si element kryesor ka njohjen reciproke.

    Në dokumentin e siguruar nga Reporteri, po ashtu potencohet se trupat amerikane duhet të mbesin në misionin e KFOR-it dhe SHBA duhet të mbështes Forcën e Sigurisë së Kosovës drejt një transformimit në një ushtri dhe gjithashtu anëtarësimin në NATO.

    Raporti po ashtu thekson se Rusia ka bërë përpjekje për acarimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka minuar sigurinë në Mal të Zi përmes përpjekjeve për grusht shtet dhe ka bërë përpjekje të pengojë Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit të NATO-s.

    Në këtë raport Senatit Amerikan thuhet se SHBA-ja duhet të vazhdojnë të mbështesin tranzicionin gradual të Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt një ushtrie multi-etnike e cila ndërvepron me anëtarët e NATO-së përmes një procesi transparent që respekton dhe të gjitha të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe promovon sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

    Po ashtu bëhet thirrje që ushtarët amerikanë të vazhdojnë të qëndrojnë në kuadër të KFOR-it, pasi që sipas Komitetit për Shërbime të Armatosura një gjë e tillë është jetikë për suksesin dhe besueshmërinë e misionit të KFOR-it në Kosovë. Vlerësohet gjithashtu se roli i KFOR-it për stabilitetin e rajonit është edhe thelbësor për suksesin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për normalizim të raporteve.

    “Komiteti vlerëson se KFOR-i vazhdon të luaj një rol të pazëvendësueshëm për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit që është thelbësor për suksesin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për noirmalizimin e raporteve. Pjesëmarrja e Forcave të Armatosura të SHBA’së për KFOR-in janë fundamentale për suksesin dhe besueshmërinë e misionit të KFOR’it”, potencon raporti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!