×
  • Lajme
  • Lajme

    Dokumenti që Kurti nënshkroi kur kërkonte votën e qytetarëve, zotohej fuqishëm për depolitizim të bordeve

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 11:52

    Me vendimi e ri të Qeverisë në detyrë, Mentor Hyseni dikur kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, është vendosur në pozitën e kryesuesit të kompanisë Rajonale Ujësjellësi në “Prishtinë”, ndërsa Artan Dermaku, anëtar i Vetëvendosjes është zgjedhur anëtar Bordit të ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Kosovës”.


    E vetmja nga Qeveria që u mundua të ofrojë sqarime për këto emërime është Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari  e cila ndër të tjera punësimin e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në ndërmarrjet publike e arsyetoi me faktin se ata janë të përkohshëm dhe se siç tha ajo nuk vjedhin, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo, Kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti para zgjedhjeve ndërkohë që po bënte fushatë, votën e qytetarëve e kishte kërkuar me zotimin se nën qeverisjen e tij ndërmarrjet publike do të çkapen nga nepotizmi dhe politizimi i bordeve.

    Për të mos mbetur vetëm fjalë, Kurti kishte nënshkruar edhe një dokument të “Zotimeve për Qeverisje të Mirë”, një deklaratë kjo e organizatës “Demokracia Plus”,  ku ndër të tjera ishte zotuar se gjatë qeverisjes së tij  “do të ketë depolitizim të anëtarëve të bordeve dhe agjencioneve dhe ndërmarrjeve publike”.

    Emërimi i anëtarëve të VV-së nëpër borde publike është kritikuar edhe nga shoqëria civile, të cilët kanë kërkuar sqarime për vendimet e fundit nga Qeveria në krye me Albin Kurtin. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!