×
  • Lajme
  • Lajme

    Doli i dehur në punë, suspendohet polici

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 23:03

    Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është suspenduar sot nën dyshimin se ka dalë në punë në gjendje të dehur.


    KALLXO.com merr vesh se polici i suspenduar është S.M.

    Suspendimin e zyrtarit policor e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

    Sipas Hotit, rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00.

    “Po, është suspenduar sot me kërkesë të komandantit të stacionit dhe aprovim të drejtorit rajonal”, ka thënë Hoti.

    Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë ka treguar se polici i suspenduar është i stacionit Mitrovicë e Veriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!