×
  • Lajme
  • Lajme

    Donika Gërvalla deklarohet për Asociacionin që ju ringjall pak ditë pasi e shpalli të vdekur

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 17:14

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ishte sot pjesë e takimit në Ambasadë në diskutimin për Asociacionin, të thirrur nga ambasadori Jeff Hovenier, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ministrja Gërvalla e cila javë më parë e shpalli të vdekur formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sot përmes një postimi të bërë në Twitter ka shkruar për modelet që duhet të refuzohen lidhur me të.

    Tutje ajo ka falenderuar ambasadorin Hovenier, ndërsa ka theksuar se Kosova ofron kornizën më të avancuar të të drejtave të pakicave në Evropë.

    “Falenderoj Ambasadorin Jeff Hovenier për pritjen e takimit të sotëm. Kosova ofron kornizën më të avancuar të të drejtave të pakicave në Evropë. Çdo model që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë ata që synojnë paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

    Donika Gërvalla e shpalli të vdekur, Kurti e ringjalli Asociacionin në të tretën ditë sipas shkrimeve

    Në muajin dhjetor, në një intervistë për mediumin estonez ERR, Ministrja Gërvalla e cilësoi të vdekur dhe se nuk mund të ringjallej Asociaconi, kjo pasi që sipas saj Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se 23 nenet e kësaj marrëveshjeje nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

    “Beogradi vërtet flet për Asociacionin, por ky propozim ka vdekur dhe nuk mund të ringjallet. Gjykata Kushtetuese vendosi që Asociacioni të mos ndodhte. Nuk është e mundur të gjesh një qeveri në një botë demokratike që është e gatshme të zbatojë diçka që shkel kushtetutën e saj”, kishte thënë Gërvalla./Reporteri.net/

    Gërvalla: Asociacioni ka vdekur dhe nuk mund të ringjallet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!