×
  • Lajme
  • Lajme

    Donika Gërvalla mori vota më shumë sesa Avdullah Hoti, që i printe listës së LDK’së

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 10:37

    Dje gjatë ditës ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ndërsa, sot pritet që KQZ-ja të shpallë rezultatet përfundimtare.


    Reporteri.net ka siguruar  listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend.

    Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti është më i votuari në listën e LDK-së. Sipas listës që ka siguruar nga Reporteri, Hoti  ka marrë 69 mijë e 640 vota.

    Ndërkohë janë publikuar rezultatet edhe për kandidatët më të votuar nga Lista e Vjosa Osmanit e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi bashkë me Vetëvendosjen.

    Sipas një liste të publikuar, del se më e votuara është Vjosa Osmani me 300 mijë vota, por numër të madh të votave ka marrë edhe Donika Gërvalla me 71 mijë e 700  vota.

    Nga ky rezultat vërehet se Donika Gërvalla nga lista e Osmanit ka marrë vota më shumë se Avdullah Hoti i cili ishte kandidat i LDK-së për kryeministër.

    Ndryshe në bazë të rezultateve të publikuara deri më tani, LVV-ja si parti e parë merr 58 ulëse në legjislaturën e re, PDK-ja 19 ulëse, LDK-ja 15 ndërsa AAK-ja merr 8 ulëse. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!