×
  • Lajme
  • Lajme

    Donika Kadaj pas heqjës së pjesërishme të taksës nga Kurti, thotë se ai po i gjunjëzohet Serbisë

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 21:20

    Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar ndaj heqjes së taksës së pjesërishme ndaj produkteve serbe nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.


    Në njërin prej emisioneve “DossierD” të televizonit Dukagjin, ajo tha se Kurti po i gjunjëzohet Serbisë, shkruan Reporteri.net

    “Kurti është prapa kthy komplet dhe është kthy në një pozicion me e lutë Serbinë. Ajo çka kemi dëgju dje në konferencën për shtyp ka qenë një lutje për Serbinë”, ka thënë Bujupaj.

    Tutje kjo e fundit thotë se kryeministër i Serbisë është një ministër i Millosheviçit, i cili nuk ka ndërruar fare qasje dhe diskurs në raport me Kosovën.

    Dhe krejt në fund ajo thotë se Kurti po e financon Serbinë, duke veçuar këtu edhe financimin e armëve që po i blejnë nga Rusia sepse sipas Bujupit 500 milionë euro janë të Kosovës që po përfundojnë në Serbi.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!