×
  • Lajme
  • Lajme

    Donika Kadaj përplaset me Shkëmb Manaj për shkresën e ish-kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it: Ti je frikacak, të njoh unë moti

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 10:51

    Deputeti i LDK-së, njëherit, kreu i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj, është përplasur në mbledhjen e sotme me deputeten e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupin.


    Si shkak është bërë një letër e dërguar në këtë komision ku është bashkangjitur edhe një shkresë nga ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, për të cilën letër deputetët e kanë akuzuar Manajn se e ka mbajtur të fshehtë.

    Deputetja e AAK-së e ka akuzuar Manajn se e ka shkelur kodin penal.

    “Pse e ke mshefë shkresën ku thuhet se ka pretendime serioze se janë bërë krime ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës? Pse e ke mshefë shkresën. Kush të ka thanë me mbajtë fshehtë:? Unë nuk jam frikacake si ti, mos me guxu me pru shkresën. Ke bërë shkelje ligjore, e ke shkelë kodin penal”, ka thënë ajo, shkruan Reporteri.net

    kreu i komisionit Shkëmb Manaj reagoi duke i thënë se a di me lexu dhe se fare nuk e ka lexuar shkresën.

    “Njihemi na mirë, goxha gjatë”, tha ai.

     

    Kadaj tha se po është e vërtetë se njihen moti pasi janë vendas. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!