×
  • Lajme
  • Lajme

    Donika Kadaj tregon se a do t’i bashkohet Qeverisë Kurti

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 21:10

    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar pas raportimeve të sotme se ajo do të bëhet pjesë e Qeverisë së Kosovës.


    Përmes një postimi në Facebook, Kadaj-Bujupi tha se nuk është i vërtet ky lajm, ndërsa thotë se as nuk është ftuar dhe as nuk është e interesuar të bëhet pjesë e ekzekutivit.

    “Lajmi i publikuar në disa media se do të bëhem pjesë e Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk është i saktë. ​ As nuk jam ftuar dhe as nuk jam e interesuar të bëhem pjesë e ekzekutivit. Koha ka dëshmuar se kisha të drejtë në kundërshtimin e Qeverisë jolegjitime të z.Avdullah Hoti”, tha ajo.

    Kadaj-Bujupi është shprehur se tashmë, Republika e Kosovës ka institucione legjitime.

    “Kjo është pozitive. ​ Pushtetit i uroj realizimin e zotimeve parazgjedhore, ndërsa opozitës reflektim e reforma përmbajtësore, përfaqësuese dhe strukturore; në funksion të ndërtimit të kundër-pushteteve të domosdoshme për zhvillimin e demokracisë dhe për funksionalitetin e Republikës”, tha Kadaj-Bujupi.

    Ajo shtoi se do të mbetet e përkushtuar në aktivitete aktivitete rekreative dhe familjare .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!