×
  • Lajme
  • Lajme / Rezultati i zgjedhjeve

    “Dorë e kimik i njëjtë”, Vetëvendosje ankohet në PZAP, akuzon LDK-në për manipulim të votave me postë të diasporës

    Reporteri
    17 Mars 2025 | 15:59

    Lëvizja Vetëvendosje në konferencën e mbajtur për media ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për manipulim të votave të diasporës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Vetëvendosje ka dorëzuar tri ankesa në PZAP, atë për anulim të 18 mijë votave me postë të LDK-së; rivotimin me postë në diasporë; dhe eliminimi nga lista të Hysen Çekajt dhe të mos zëvendësohet me anëtarë të tjerë.

    “Keqpërdorime të shumta nga anëtarë të LDK-së, manipulime. Organizime masive, me kimik të njëjtë, me ngjyrë të njëjtë dhe me duar të njëjta. Formë e organizuar e njerëzve të caktuar të LDK-së ku kanë votuar masivisht”.

    Sipas tyre, manipulimi ka ndodhur qysh nga regjistrimi e deri te fletëvotimi, e më pas në fund deri te dërgimi i tyre në Kosovë.

    Për VV-në, Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave, në bazë të provave që ata thonë se i kanë paraqitur, e kanë shumë lehtë të marrim vendim pro tyre.

    “Nga faza e regjistrimit e deri te dërgimi i tyre ne Kosovë ka pasur manipulime. PZAP e ka shumë lehtë të merr vendim pozitiv lidhur me provat që i kemi paraqitur ne”, u tha në konferencën për media.

    /VIDEO/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!