×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëzohet Bordi i ZRRE-së, shfuqizon tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 21:43

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRRE), ka vendosur që të shfuqizojë tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike, shkruan Reporteri.net.

    Vendimi i ZRrE’së vjen pasi Gjykata e Apelit vërtetoi aktvendimin e Themelores për pezullimin e tarifave të shtrenjta, duke refuzuar kështu ankesën e këtij institucioni si të pabazuar.

    Në njoftimin e publikuar në Facebook, Zyra e Rregullatorit thotë se Bordi ka ka nxjerr vendim, me të cilin shtyhet ekzekutimi i vendimit.

    “Si pasojë e gjendjes së krijuar, Bordi i ZRRE-së me datë 20 maj 2022, në Seancën e jashtëzakonshme, ka nxjerr vendim, me të cilin shtyhet ekzekutimi i Vendimit V_1489_2022 i datës 08.02.2022, sipas Aktvendimit AA.nr.364/2022 të Gjykatës së Apelit”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Njoftimi i plotë:

    ZRRE më datë 18 maj 2022, ka pranuar nga Gjykata e Apelit Aktvendimin AA.nr. 364/2022 me të cilin, Gjykata ka refuzuar ankesën e ZRRE-së dhe ka vërtetuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike, të aprovuar nga ZRRE, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, përkitazi me padinë e paditëses.

    Si pasojë e gjendjes së krijuar, Bordi i ZRRE-së me datë 20 maj 2022, në Seancën e jashtëzakonshme, ka nxjerr vendim, me të cilin shtyhet ekzekutimi i Vendimit V_1489_2022 i datës 08.02.2022, sipas Aktvendimit AA.nr.364/2022 të Gjykatës së Apelit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!