×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 15-vjeçarit në Drenas

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 9:50

    Mbrëmë ndodhi një vrasje e rëndë në fshatin Gradicë të Drenasit, ku i vdekur mbeti një 15-vjeçar dhe është plagosur rëndë babai i tij.


    I dyshuari për vrasjen e të riut është dorëzuar sot në mëngjes në polici. Këtë e ka konfirmuar zëdhënja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për Reporteri.net.

    “Sot rreth orës 08:30, është dorzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç,shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit poashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jet përdorur në rast.
    Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, thotë Ahmeti për Reporteri.net.

    Ndryshe, rasti mbrëmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se vrasja ka ndodhur në një mal.

    Babai i viktiëmës i cili ka mbetur i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!