×
  • Lajme
  • Lajme

    Drecun e pranon se Serbia bashkëpunoi me Specialen: Prokurori më dha mirënjohje me dorëshkrim

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 20:22

    Kryetari i Komitetit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka zbuluar bashkëpunimin e tij me Gjykatën Speciale, e cila pritet t’i gjykojë për krimet e pretenduara të luftës ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


    Në emisionin e mëngjesit në televizonin serb TV Happy, dy ditë më parë, Drecun ka treguar se ka pasur kontakte shumë të shpeshta me prokurorë të Gjykatës Speciale dhe që i ka ndihmuar ata me dokumente, ndërsa ka pohuar se ka marrë edhe mirënjohje të veçantë nga ish Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, David Schwendiman.

    “Unë që në fazën e parë nga zotëri Schwendiman kam marrë mirënjohje, madje me dorë e ka shkruar mirënjohjen e veçantë, gjë që nuk është e zakonshme, sepse qartësisht i kemi ndihmuar shumë, së paku në atë fazën fillestare, që ata të ndajnë drunjtë nga mali, të shohin në cilat drejtime lëvizin”, ka deklaruar Drecun.

    Ditëve të fundit, nga Gjykata Speciale pretendohet se kanë rrjedhur mijëra dokumente, në të cilat dëshmohet bashkëpunimi në mes Serbisë dhe Gjykatës Speciale, një skandal i madh në drejtësinë ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!