×
  • Lajme
  • Lajme / Thirrje kundër vrasjeve

    “Drejtësi për Liridonën’’, në Tiranë mbahet protestë për vrasjen e 30 vjeçares në Prishtinë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2023 | 12:26

    Pas vrasjes së Liridona Ademajt, dhjetëra qytetarë në Tiranë kanë dalë në protestë, me thirrje kundër vrasjeve të vajzave dhe grave.

    Protestuesit mbanin në duar pankarta ku shkruante “Ndal femicidit”, “Denonco dhunën”, “Drejtësi për Liridonën’’.

    Ndërsa në Prishtinë, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur një aksion simbolik para Gjykatës Themelore të Prishtinës para nisjes së seancës dëgjimore ndaj Naim Murselit, bashkëshortit të Liridona Ademaj, si dhe dy të dyshuarve tjerë për vrasjen e saj.

    Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si “Grabitje me pasoja të vrasjes”, bazuar në rrëfimin e Naim Murselit. Policia tha se viktima ka qenë në veturë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, kur një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe pastaj ka qëlluar me armë zjarri.

    Por me arrestimin e bashkëshortit të viktimës dhe bashkëpunëtorit të tij, Granit Plavës, rezultoi se Naimi kishte organizuar skenarin për vrasjes e gruas. Ai i kishte ofruar 30 mijë euro Plavës për të ekzekutuar Liridonën, në sy të fëmijëve të mitur. I përfshirë në ngjarje është edhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së.

     

    Një muaj paraburgim ndaj Najm Murselit dhe dy të dyshuarve tjerë për vrasjen e Liridonës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!