×
  • Lajme
  • Lajme

    “Drejtësia ndërkombëtare në Kosovë e njëanshme” – Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it i gatshëm të dëshmojë në Kuvendin e Kosovës

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 9:58

    Deputetët janë përplasur dje në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit me kryetarin e këtij komisioni, Shkëmb Manaj.


    Si shkak është bërë një letër e dërguar në këtë komision ku është bashkangjitur edhe një shkresë nga ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons.

    1. Këtë letër deputetët e kanë akuzuar Manajn se e ka mbajtur të fshehtë.

    Evgjeni Thaçi, deputete nga PDK, anëtare e Komisionit për Legjislacion, ka bërë të ditur se letra e Simmons kryetarit të Komisionit, Shkëmb Manaj, i është dërguar më 27 korrik të këtij viti, por kjo është mbajtur fshehtë nga anëtarët e komisionit, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ka publikuar letrat e Simmons, të cilat thotë se tregojnë se drejtësia ndërkombëtare në Kosovë ka qene e njëanshme dhe është përdorë si instrument për realizimin e qëllimeve politike.

    Deputetja e PDK-së thotë se fshehja e letrës është një veprim skandaloz dhe i dënueshëm i kryetarit të Komisionit për Legjislacion.

    Postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:

    Kjo eshte letra qe ish kryetari i Asamblese se Gjyqtareve te EULEX-it, z.Malcolm Simmons ia ka drejtuar Kuvendit te Kosoves, me saktesisht Komisionit per Legjislacion. Letra mban daten 27 korrik 2020, ndersa ne, anetaret e ketij komisioni nuk jemi vene ne dijeni asnjehere lidhur me kete.

    Kjo deklarate permbane pretendime se “EULEX-i ka kryer shkelje te renda, duke perfshire edhe kryerje te veprave penale, nga personat pergjegjes per administrimin e drejtesise.” Simmons shkruan se: “…drejtesia nderkombetare ne Kosove ka qene e njeanshme dhe eshte perdore si instrument per realizimin e qellimeve politike.”

    E para: fshehja e letres se z.Simmons, i cili ofron deshmine e tij per te gjitha parregullsite qe ai i liston, eshte nje veprim skandaloz dhe i denueshem i kryetarit te Komisionit per Legjislacion.

    E dyta: Kuvendi, institucionet e hetuesise, dhe i gjithe shteti por edhe shoqeria civile, duhet te ndermarrin veprime urgjente lidhur me keto pretendime te cilat prekin direkt lirite dhe te drejtat e njeriut, sigurine juridike por edhe sigurine e vendit.

    Ato vijne jo nga nje person i rendomte por nga nje ish gjykates i EULEX-it, i cili e ka ngritur kete çeshtje edhe ne instanca te tjera nderkombetare, aty ku edhe ne duhet ngrejme alarmin per hetim te ketyre shkeljeve.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!