×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i mediumit që zbuloi skandalin e vaksinave: Ministri Vitia reagoi si ministër i PAN-it

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 22:09

    Parim Olluri,  drejtor i Insajderit ka thënë se shkrimi i Gazetës që flet për mosnënshtrimin e kontratës për sigurimin e vaksinave Pfizer nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është i saktë.


    Olluri ka thënë se i pasaktë është Vitia.

    “I pasakte ishte ministri Arben Vitia. Qasja e tij ishte e dëmshme dhe qëllimkeqe. Edhe sekretari Naim Bardiqi ishte skandaloz”, ka shkruar Olluri në profilin e tij në Facebook.

    I njëjti ka thënë se “ministri e sekretari nuk prezantuan asnjë fakt që e demantojnë Insajderin. Për më keq, ministri Vitia nuk pritoi që të shpërndajë edhe ca fyerje për Insajderin. Fyerje që për mediat zakonisht bënin ish-ministrat e PAN-it”.

    Më poshtë shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

    Lajmi i Insajderit eshte i sakte!

    I pasakte ishte ministri Arben Vitia. Qasja e tij ishte e demshme dhe qellimkeqe. Edhe sekretari Bardiqi ishte skandaloz.

    Ministri e sekretari nuk prezantuan asnje fakt qe e demantojne Insajderin. Per me keq, ministri Vitia nuk pritoj qe te shperndaj edhe ca fyerje per Insajderin. Fyerje qe per mediat zakonisht benin ish-ministrat e PAN-it.

    Detaje te konferences:

    Pse nuk eshte nenshkruar kontrata me Pfizer?

    Vitia: Eshte konfidenciale

    Kur vijne vaksinat e Pfizer?

    Vitia: Eshte konfidenciale

    A na sigurojne qe vijne sivjet vaksinat e Pfizer?

    Bardiqi: Une nuk mundem me siguru asgje. Nuk jam une prodhuesi i vaksinave ?
    Ku eshte demanti ndaj Insajderit ketu?

    Nuk ka asgje konfidenciale per me tregu se kur vijne vaksinat, pse nuk eshte nenshkruar kontrata, ose kur nenshkruhet ajo.

    I tere populli eshte nen ethe se kur vijne vaksinat, e na mediat sipas Qeverise Kurti s’po guxojshim me shkru. S’ka logjike kjo. Skandaloze eshte me i thane popullit: Nuk ju sigurojme qe vijne vaksinat. Edhe mos gaboni me lyp llogari prej neve se negociatat jane konfidenciale. Vec pritni si huta naper shpija.

    Kur te vijne vaksinat, vec ua ngulim ne krahe. Nese vec je i gjalle deri atehere.

    Ne anen tjeter, derisa ishte konfidencial informimi per Pfizer njejte per ministrin Vitia nuk ishte rasti me Astra Zeneca.

    Kur vijne te AstraZeneca?

    Vitia: A per keto te foli tane diten me shifra e detaje vec per Pfizer mos na vetni

    Qasja e ministrit Vitia ishte e nje politikani te zakonshem qe synon te frikesoj zyrtaret e ministrise se tij. Kete konference e perdori per ta perçuar mesazh te zyrtaret e MSH-se: Mos shperndani informata per media se ndeshkohni keq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!