×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Përparim Ramës tregon mesazhet që morën për kolonat e sotme

    Reporteri
    28 Tetor 2022 | 20:03

    Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, ka folur në lidhje me testimin e unazës së tretë në Prishtinë, ku për herë të parë u bë në një ditë pune.

    Ai u shpreh se testimi në një ditë të tillë ishte i domosdoshëm për marrjen e një vendimi.

    “Ne kemi njoftuar që testi final do të jetë ky, i cili parasheh që të bëhet në një ditë pune, për dallim prej dy testeve të para që janë bërë në ditë vikendi. Ekspertët kanë kërkuar që testi final të përfshijë edhe një ditë pune, për arsye se informatat dhe rezultatet që i marrin në ditët e vikendit, nuk janë të mjaftueshme për materialin i cili atyre u duhet për të marrë një vendim final, andaj është dashur një ditë pune, është më e vështirë, ne jemi munduar që t’i njoftojmë edhe qytetarët që do të jetë testi të premtën”, tha ai për Klan Kosova.

    Tutje, ai tregoi edhe mesazhet që morën në lidhje me kolonat e krijuara gjatë ditës së sotme.

    “Mesazhe ka pasur shumë, prej nga të më ndryshmet, ka pasur prej atyre që kanë qenë pro, të cilët kanë dhënë në rregull, ‘për arsye se punën nuk e kam larg, po shoh alternativa të tjera’. Ka edhe prej atyre që kanë qenë më të irrituar, ka pasur prej atyre që për herë të parë kanë shfrytëzuar rrugë të tjera alternative, për arsye se e kanë kuptuar që do të ketë test, ka prej atyre që udhëtojnë jashtë Prishtinës që nuk e njohin mirë pjesën e rrugëve alternative dhe janë irrituar dhe kanë bërë më shumë në kolonë, ka pasur rast kur kemi pasur komente që kanë mbetur në kolonë 1 orë ose 1 orë e gjysmë”, u shpreh tutje ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!