×
  • Lajme
  • Lajme

    Drenicë 1999: Kjo vajzë nuk besonte që Kosova u çlirua dhe NATO kishte hyrë

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 11:26

    Kosova sot shënon 22-vjetorin e përfundimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s që kishte për qëllim ndaljen e gjenocidit në Kosovë nga forcat serbe.


    Fushata e bombardimeve që nisi më 24 mars përfundoi në qershor, e pas përfundimit të luftës me dhjetra refugjatë në malet e Drenicës, kishin filluar të ktheheshin në shtëpitë e tyre në të cilat thuajse nuk gjetën asgjë përvec hirit të shtëpive.

    Gjatë asaj kohe, disa gazetarë të Reuters kishin takuar grupin e refugjatëve dhe kishin intervistuar një vajzë.

    Vajza e re e cila kishte humb babain dhe vëllaun në luftë, fliste në gjuhën angleze dhe nuk e kishte idenë se Kosova u çlirua dhe NATO tashmë ka hyrë në Kosovë.

    Ajo shprehet e habitur kur gazetari i huaj i thotë se NATO tashmë ka hyrë në Kosovë.

    Gazetari: A e dini që NATO është në Kosovë?

    Vajza: Jo nuk është!

    Gazetari: NATO është në Kosovë…

    Vajza: Jo në vendin tim!

    Gazetari: Shumë ushtarë, shumë ushtarë kanë hyrë në vend…

    Vajza: Nuk po kuptoj?!

    Gazetari: …shumë ushtarë janë në Prishtinë.

    Vajza: Po, në Prishtinë, por jo në fshatin tim.

    Gazetari: Kanë ardhur…

    Vajza: Unë shpresoj kështu … por për mua jeta ka mbaruar, për babanë, vëllain tim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!