×
  • Lajme
  • Lajme

    Driton Selmanaj i LDK-së: Qeveria Kurti duhet të largohet edhe nga detyrat e kufizuara që ka

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 18:31

    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi vendimin e Qeverisë në detyrë për kufizimin e lëvizjes.


    Ai thotë se një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë, madje edhe nga detyrat e kufizuara.

    Postimi i tij:

    Për vetëm 50 ditë qeverisje!!!

    E konfirmon edhe Gjykata Kushtetuese: Qeveria Kurti ka cenuar Rendin Juridik dhe Kushtetues në Kosovë.

    Një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë, madje edhe nga detyrat e kufizuara!

    Duhet ta kenë të qartë edhe Albin Kurti edhe Hashim Thaqi që Kuvendi i Republikës së Kosovës është i vetmi institucion që mund të vendos për kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

    https://www.facebook.com/driton.a.selmanaj/posts/707428253128613?__xts__%5B0%5D=68.ARCcSfooOIML6umSz4MADyyb6czuxPIAM32ydw_3X_c0gnrk1YiI-Jo9AA0gfgNHh7bOqyvMGZpS4IvkMPEtjK6VNdOrHAVAQRj8r9xeZP-Wm9jPKSYKoNSnl50SM640UkOAhawwc3t0wzQ7ApZ6XX75vKg0EHeu9_oIKYCveQnCn7v1VfEU0BtEn29KwFY-BFSZO1tA6eudFvcG_Ua3XG61IpoXSiJ_y9bAmQRD1ISys4o03Ew1oJ8IpzqtLXOmtDCrIYYkrDD3-maFSGvsLwCaTSsViLKGqFfHjHK2w4M4c7cwMmxrPDgENpZc29MiC58lv2tr9PXSXiiTRtk&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!