×
  • Lajme
  • Lajme

    Driton Selmanaj: Koalicioni Kurti-Osmani qe 10 muaj e ka lënë Kosovën pa Kryeprokuror të Shtetit e pa Drejtor të Policisë

    Reporteri
    05 Shkurt 2023 | 19:22
    Deputeti i LDK'së, Driton Selmanaj

    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se ‘koalicioni Kurti-Osmani’ tash e 10 muaj e kanë lënë vendin pa kryeprokuror të shtetit e pa drejtor të Policisë së Kosovës.

    Selmanaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Presidentja abuzon me “afatin e arsyeshëm” për dekretimin apo refuzimin e kandidatit të propozuar për Kryeprokuror, kurse Albin Kurti dhe Xhelal Sfeçla, ende nuk po arrijnë ta gjejnë personin e “përshtatshëm” dhe të “qëndrueshëm” për drejtor të policisë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Koalicioni Kurti-Osmani, tash e 10 muaj e ka lënë Kosovën pa Kryeprokuror të shtetit, pa pozitën më të rëndësishme në sistemin prokurorial.

    Po ashtu qe 6 muaj e ka lënë Policinë e shtetit, pa Drejtor të përgjithshëm të saj, pa pozitën më të rëndësishme në zinxhirin komandues të institucionit që mban përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës.

    Të dy këto digastere shumë të rëndësishme për luftimin e krimit dhe korrupsionit, tash e sa muaj udhëhiqen me ushtrues detyre.

    Në njërën anë Presidentja abuzon me “afatin e arsyeshëm” për dekretimin apo refuzimin e kandidatit të propozuar për Kryeprokuror.

    Nga ana tjetër Albin Kurti dhe Xhelal Sfeqla, ende nuk po arrijnë ta gjejnë personin e “përshtatshëm” dhe të “qëndrueshëm” që do i shërbente me lojalitet atyre.

    Nuk mund pritet më shumë nga një Lëvizje politike anti shtet!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!